Vendosni fjalën kyçe....

CDC u kërkon amerikanëve të vaksinuar që të maskohen përsëri


CDC (Qendra për Kontrollin e Parandalimin e Sëmundjeve) në SHBA u ka kërkuar amerikanëve që të mbajnë maska në mjedise të brendshme. Vendimi, i marrë në mes të një rritjeje të rasteve të Covid-19, ndryshon në mënyrë dramatike udhëzimet e mëparshme të organizatës.

Dy muaj më parë, Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e hoqën mbajtjen e maskës me detyrim për amerikanët që ishin vaksinuar plotësisht megjithatë sot kanë vendosur që ato të mbahen sëirsh në mjedise si vendet e punës, restorante e vende të tjera argëtimi.

Me variantin më të transmetueshëm Delta të koronavirusit që infekton edhe të vaksinuarit, dhe me rastet që rriten në zona me norma të ulëta të vaksinimit, CDC u ka kërkuar të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve që të maskohen kur darkojnë brenda ose kur hyjnë në hapësira të tjera të mbushura me njerëz.