Vendosni fjalën kyçe....

Bezos i ofron 2 miliardë dollarë NASA-s për kontratën e misionit në hënë, shkencëtarët heshtin


Jeff Bezos i ofron 2 miliardë dollarë NASA-s për kontratën e misionit në hënë por shkencëtarët e agjencisë heshtin.

Bezos do ta japë këtë shumë nëse agjencia amerikane i jep kompanisë së tij “Blue Origin” një kontratë për të bërë anije kozmike për të çuar astronautë në hënë, shkruan “The Guardian”.

NASA i dha më herët “SpaceX” të Elon Muskut një kontratë 2,9 miliardë dollarë për të bërë një tjetër anije kozmike për të çuar astronautët në hënë para 2024, duke refuzuar ofertën e “Blue Origins” dhe “Dynetics”.

Një zëdhënës i NASA-s tha që agjencia ishte në dijeni të letrës së Bezos por zëdhënësi nuk pranoi të komentonte më tej.