Vendosni fjalën kyçe....

Policia arreston sanitaren tek “Shefqet Ndroqi” që i mori afro 8 milionë lekë qytetares, për mjekimet e nënës me Covid


Policia ka arrestuar sanitaren Tire Alldervishi, që u denoncua mbrëmë në emisionin “Stop” se i kishte marrë një qytetareje rreth 8 milionë lekë për t’u kujdesur për nënën e saj të prekur nga koronavirusi, e cila ishte shtruar në spitalin Covid-2.

 “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetases T. A., 58 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nën hetim janë vënë edhe 4 persona të tjerë në këtë spital të dyshuar për korrupsion.

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Stop” u denoncua rasti i një sanitareje, e cila i ishte prezantuar si infermiere një vajze e cila kishte nënën të shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” me Covid.

Tire Alldervishi e prezantuar si infermiere merr përsipër të kujdeset për 55-vjeçaren në këmbim të shumave të mëdha të parave, që pretendonte se ua jepte dhe mjekëve, infermierëve dhe sanitareve.

Kjo u konfirmua dhe në komunikimet në ËhatsApp mes qytetares dje Tires. Ndërkohë nga mesazhet e vajzës me nënën e saj, kuptohet se jo vetëm shërbimi nuk ka qenë ai që pretendohej, por edhe se buka i ishte hequr të moshuarës pasi sanitaret përtonin ta ndërronin duke qenë se ajo i kryente nevojat personale në krevat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *