Vendosni fjalën kyçe....

Nga vija e kuqe te referendumi për Kushtetutën, të gjitha mesazhet e Metës për shqiptarët


Presidenti Meta ka dhënë disa mesazhe të qartë mbrëmjen e sotme në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp. Ai tha se Kushtetuta është vija e kuqe dhe se ai do përdorte të gjitha fuqitë e tij institucionale për mbrojtjen e saj.

Kreu i shtetit theksoi se Kushtetuta po shkelej dhunshëm për të përqendruar të gjithë pushtetin në duart e kryeministrit Rama. 

Meta tha më tej se reforma në drejtësi ishte mbajtur peng dhe ishte bllokuar qëllimisht për përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e kryeministrit Rama, siç edhe po ndodh theksoi ai.

Presidenti kritikoi ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 me miratimin e PD-së e PS-së, që sipas tij ka bërë që deputetët të mos jenë më përfaqësues të popullit por të kryetarëve të partive.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, ai tha se ato janë kthyer në data e afate që janë shkelur nga mazhoranca për të mundësuar kapjen e sistemit të drejtësisë, siç edhe kishte paralajmëruar më herët Komisioni i Venecias.

Presidenti theksoi se vendi është lënë qëllimisht gjatë gjithë kësaj kohe pa Gjykatë Kushtetuese e pa Gjykatë të Lartë.

Në fund, Meta tha se vendi nuk mund të drejtohej më rezolutë por me Kushtetutë duke paralajmëruar se do i drejtohej referendumit direkt për mbrojtjen e dokumentit themeltar të shtetit shqiptar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *