Vendosni fjalën kyçe....

Kush ishte “i forti” që i iku operacionales me makinë dhe më pas u arrestua në ndjekje e sipër


Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme në zonën e “Varrit të Bamit” në kryeqytet ku gjatë një operacioni, një drejtues mjeti i iku forcave të operacionales duke mos iu bindur dhe hapur derën.

Në drejtimin e makinës tip “Mercedes Benz” ngjyrë e zezë ishte Altin Gega, raporton NewsBomb një emër i njohur në trafikun e narkotikëve në vend.

Sipas NewsBomb në makinë ka qenë edhe një person tjetër me emrin Prenga por që në njoftimin paraprak të policisë mbi këtë aksion nuk saktësohet nëse ka pasur apo jo persona të tjerë në makinë.

Pas ikjes sipas policisë ai është ndaluar pas disa minutash në ndjekje e sipër dhe postoblloqëve të ngritura nga policia.

Nga operacioni janë sekuestruar mbi 1 kg kokainë.