Vendosni fjalën kyçe....

Efektivët shtrijnë përtokë gazetarin në Tiranë, po filmonte një aksion te “Varri i Bamit” (Video)


Efektivët shtrijnë përtokë gazetarin në Tiranë, po filmonte një aksion te “Varri i Bamit”.

Bëhet fjalë për gazetarin e “News 24” Ergys Gjençaj.

Kjo është video ku duket qartë momenti por edhe ajo që komenton vetë gazetari.

Mësohet se efektivët e policisë kanë qenë në një aksion për kapjen e tre personave në kërkim për drogë, ndërsa kanë dashur të bllokojnë filmimin e gazetarit.

Nuk dihet se si e ka gjykuar policia, e cila e ka parë qartë që kishte të bënte me një gazetar. Po kështu nuk dihet nëse gjatë operacionit ka patur efektivë që nuk duhet të filmoheshin. Pas shtrirjes përtokë efektivët e kanë liruar gazetarin.