Vendosni fjalën kyçe....

Londra goditet nga përmbytjet teksa shiu i rrëmbyeshëm i kthen rrugët në lumenj (Video)


Londinezët janë përballur me rrugë të përmbytura pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur kryeqytetin.

Po kështu një stacion metrojeështë zhytur nën ujë duke bllokuar transportin për dhjetëra mijëra persona. Britania është goditur nga shira të rrëmbyeshëm që i zunë vendin një vale të nxehti që goditi vendin.

Në pamjet video të shfaqura në media, shumë persona shihen të bllokuar në makinat e tyre dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i nxjerrë nga rreziku.

Në fillim të kësaj jave, kryeqyteti britanik pa disa nga ditët më të nxehta të vitit ndërsa temperaturat u rritën mbi 30 gradë Celsius.

Tani, nxehtësia duket se është problemi më i vogël i londinezëve pasi disa pjesë të qytetit janë zhytur nën ujë duke u ngjasuar pamjeve dramatike që u panë në Gjermani e Belgjikë në fillim të muajit.