Vendosni fjalën kyçe....

Nis me debate mbledhja e grupit parlamentar në PD, mungon Basha. Alibeaj-Berishës: Je i paftuar se je i përjashtuar


Ka nisur me debate mbledhja e grupit parlamentar të PD-së teksa Alibeaj i ka thënë Berishës se ishte i paftuar pasi është i përjashtuar.

Në mbledhje nuk ka qenë i pranishëm as ish-kreu i PD-së Basha ndërsa kanë munguar edhe disa deputetë të tjerë si Agron Gjekmarkaj , Alfred Rushaj, Flutura Açka, Grida Duma, Kasem Mahmutaj, Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri, Zheni Gjergji dhe Ilda Dhori.