Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e dy personave në Tiranë, shpallen në kërkim dy persona e sekuestrohen tre makina


Dy persona janë shpallur në kërkim e tre mjete janë sekuestruar nga policia lidhur me plagosjen e djeshme në Tiranë të dy shtetasve.

Pas plagosjes së Altin Gjokës e Jetmir Marashit, policia arrestoi Aldo Lamandin (Gj).

Pas zgjerimit të hetimeve, janë shpallur në kërkim 25-vjeçari Njazi Kulla e 22-vjeçari Besard Pashkaj të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë të Lamandit.

Po kështu janë sekuestruar tre makina, njëra prej të cilave e markës ‘Audi’ në përdorim nga Aldo Lamandi.

Njoftimi

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbremjën e djeshme ku mbetën të plagosur shtetasit Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi, dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi Aldo Lamandi (Gj), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë vijuar me hetime më të thelluara duke shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë konkretisht shtetasit Njazi Kulla, 25 vjeç dhe Besard Pashkaj, 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të autorit të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte mjeti tip “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes shtetasi Aldo Lamandi (Gj).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Ndërkaq mësohet se Aldo Iamandi (Gj) në Shqipëri ka qenë në kërkim policor për plagosje të lehtë, por i kanë skaduar afatet dhe është hequr nga kërkimi. Ndërsa nga policia e Luksenburgut ka qenë në kërkim për tentativë vrasje.”