Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, autori i dyshuar i shpallur në kërkim për plagosje në Luksemburg


Aldo Iamandi është  autori i i dyshuar i plagosjes së dyfishtë mbrëmje e sotme në Tiranë. Por ai rezulton se është një ndër personat më të kërkuar në Europë nga Europol.

Aldo Iamandi (Gjini) dyshohet për vrasje në tentativë më 24 nëntor 2020 rreth orës 10.30 pasdite. në Qytetin e Remich (Grand-Dukati i Luksemburgut).

I dyshuari hapi zjarr me pistoletë dhe plagosi rëndë një person. Ai u largua nga vendi i krimit duke qëndruar në arrati

Më 11 Shkurt 2021, u lëshua një urdhër arresti Evropian dhe një urdhër arresti ndërkombëtar.

Sipas informacioneve të përditësuara nga Europol në 28 prill hetimet vërtetuan se i arratisuri jetonte në Belgjikë në vitin 2020 dhe atje përdorte automjetin Mercedes G AMG.

Por në verën e vitit 2021 Aldo Iamandi (Gjini) për shkak të konfliktit deri më tani i raportuar si i çastit ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy të rinjve Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi në rrugën Todi Shkurti në kryeqytet.