Vendosni fjalën kyçe....

Kush është Distria Krasniqi që bëri krenarë të gjithë shqiptarët me medaljen e artë në Tokio


 

Me triumfe të mëdha sportistët e Kosovës. Pas Majlinda Kelmendit në Rio 2016, një tjetër sportiste ngre lart medaljen e arit, xhudistja Distria Krasniqi.

Po kush është talenti që bëri sot krenarë shqiptarët anembanë?

Është vetëm 25 vjeç por ajo ia doli t’i sigurojë Kosovës medaljen e artë dhe të shtrojë  një rrugë të sigurt për veten.

Në rininë e saj modelet që e frymëzonin kanë qenë Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, ndërsa të dyja e kanë ndihmuar atë për të bërë këtë sukses që arriti.

Në profilin për të në faqen e lojrave olimike “Tokio 2020” duket se parashikimi i sak për të fituar medaljen i doli por elementë të tjerë interesantë janë se ka qenë i vëllai që e nxiti të stërvitej në xhudo në moshën 7-vjeçare.

“Vëllai e bindi atë të niste stërvitjen. Ai e regjistroi në klasën e xhudos ku merrte pjesë vetë”, shkruhen për Krasniqin.

Me klubin “Ippon Judo Club” Krasniqi fitoi medaljen e artë falë punës së palodhur të trajnerit Driton Kuka.

Shqiptarja Krasniqi kaloi fillimisht në finalen e lojrave olimpike “Tokio 2020”. Kosova ka arritur kështu disa fitore radhazi nga talenti dhe puna e xhudistes Distria Krasniqi dhe stafit të saj.

“Me sigurimin e medaljes olimpike, Distria merr frymë më lirshëm. Por synimi tani është e ARTA. E pret finalja e madhe, lufta e karrierës me japonezen, Funa Tonaki. I urojmë fatin më të mirë medalistes tonë olimpike. Finalja zhvillohet pas rreth 30 minutash.”, njoftonte Komiteti Olimpik i Kosovës.

Krasniqi mundi Urantsetseg Munkhat të Mongolisë, për të kaluar në finalen e madhe. Më parë u ndesh me brazilianen Gabriela Chibana dhe Chen Hao Lin.

Krasniqi garoi në kategorinë për pesha deri në 48 kilogramë.