Vendosni fjalën kyçe....

Rriten ndjeshëm rastet e reja me Covid-19, shënohet viktima e dytë radhazi


 

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 550 raste të reja me koronavirus nga 1,537 testime të kryera.

Gjatë këtyre 24 orëve është shënuar një viktimë nga COVID.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 19 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 210 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 2,164 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 340 në Tiranë, 28 në Fier, 22 në Sarandë, 19 në Vlorë, nga 15 raste në Lezhë, Gjirokastër, 14 në Durrës, 11 në Krujë, 10 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Lushnje, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Pukë, Kavajë, Divjakë, Korçë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Selenicë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Delvinë, Konispol, Tepelenë. 

Statistika (28 Qershor 2022) 
Raste të reja ditore         550
Të shëruar në 24 orë       210
Të shtruar në spitale         19
Humbje jete në 24 orë      1
Testime ditore                 1537
Testime totale              1,846,098
Raste pozitive                 279,717
Raste të shëruara             274,054
Raste Aktive                        2,164
Humbje jete                         3,499 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë          1,602
Vlorë    126
Fier    113
Durrës     86
Gjirokastër     67
Lezhë     49
Shkodër    46
Elbasan    36
Korçë    17
Berat           14
Dibër      6
Kukës      2