Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënoi të vëllanë me hanxhar, prangoset 39-vjeçari në Vlorë


Një 39-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi akuzohet se ka kërcënuar me hanxhar të vëllanë.

Sipas policisë, personi me iniciale G.M. po kanoste me hanxhar të vëllanë brenda banesës.

Ai është prangosur  dhe dërguar në komisariat.

Njoftimi

“Sekuestrohet një mjet prerës (hanxhar).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “24 Maji”, në ambientet e banesës, shtetasi G. M. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (hanxhar) vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ngjarjen e mundshme. Punonjësit e Policisë së Patrullës së Përgjithshme kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit G. M., në banesë. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 39 vjeç, banues në Vlorë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.