Vendosni fjalën kyçe....

Ish-këshilltari akuza të forta ndaj Johnsonit: Kryeministri s’vendoste masa sepse thoshte se “po vdesin vetëm pleqtë”


Kryeministri britanik Boris Johnson nguronte vitin e kaluar të shtrëngonte kufizimet e Covid-19 kur rastet u rritën me ardhjen e vjeshtës, sepse ai mendonte se njerëzit që po vdisnin ishin “mbi të 80-tat”.

Kështu ka deklaruar ish-këshilltari i tij i Shëndetësisë, Dominic Cummings.

Ai tha se kryeministri i kishte dërguar atij një mesazh ku thoshte: “Unë nuk e ha më gjithë këtë gjë”.

Sipas Cummings, Johnson kishte dashur ta linte Covidin të bënte punën e tij, para sesa të shkatërronte ekonominë.

Këto pretendimet ish-këshiltari i kryeministrit i bëri në një intervistë me redaktoren politike të BBC-së, Laura Kuenssberg.

Kjo është hera e parë që Cummings ka dhënë një intervistë televizive gjatë gjithë karrierës së tij në politikë.

Në mesazhet në WhatsApp të publikuara nga BBC, që u dërgoheshin ndihmësve në mes të tetorit, Johnson thotë: “Më duhet të them se jam tronditur pak nga disa të dhëna për viktimat e Covid. Mosha mesatare është 82 – 81 për burrat dhe 85 për gratë. Kjo është mbi jetëgjatësinë. Prandaj merrni Covid dhe jetoni më gjatë. Vështirë se dikush nën 60 vjeç mund të përfundojë në spital (4 përqind) dhe pothuajse të gjithë mbijetojnë. Ka 3 m në këtë vend të moshës mbi 80 vjeç. kjo tregon se ne nuk shkojmë për bllokim në të gjithë vendin.”

Në këtë intervistë Cummings tha gjithashtu se, afër fillimit të pandemisë vitin e kaluar, Johnson kishte dashur të mbante takimet e tij javore ballë për ballë me Mbretëreshën. Por atij iu desh ta paralajmëronte shefin se mbretëresha mund të vdesë nëse merr koronavirusin.

“Ka njerëz në zyrë që po izolohen. Ju mund të keni koronavirus. Unë mund të kem koronavirus. Ju nuk mund të shkoni dhe të takoni Mbretëreshën. Po sikur të shkoni ta shihni dhe ta infektoni atë? Ju padyshim, nuk mund të shkoni.”- e kishte paralajmëruar Cummings.

Ai vazhdoi: “I thashë atij ‘Nëse e infektoni me koronavirusin dhe ajo vdes, çfarë do të bëni? Ju nuk mund ta bëni këtë. Ju nuk mund ta rrezikoni atë. Kjo është plotësisht çmenduri’.”

Kryeministri i ishte përgjigjur se nuk e kishte menduar një gjë të tillë dhe në fund kishte hequr dorë nga takimi me mbretëreshën.