Vendosni fjalën kyçe....

Po transportonte dy emigrantë të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari në Devoll


Një 24-vjeçar nga Elbasani është arrestuar në dalje të qytetit të Bilishtit pasi është kapur me dy emigrantë të hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Shqipërisë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt përfitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 4”, si rezultat i të cilit, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 24 vjeç, banues në fshatin Bathës, Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në dalje të qytetit të Bilishtit, Devoll, automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin S. M., pasi bazuar në inteligjencën informative, dyshohej se ky shtetas po transportonte emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën 2 emigrantë, të cilët 24-vjeçari do t’i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Nga ana e Policisë po punohet për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme”-njofton policia.