Vendosni fjalën kyçe....

U kap duke qeshur gjatë vizitës në zonën e përmbytur, kandidati për kancelar në Gjermani kërkon ndjesë (Video)


Kandidatipër kancelar në Gjermani, Armin Laschet, kërkoi falje të shtunën pasi u shfaq duke qeshur gjatë një vizite në një rajon të goditur nga përmbytja mes kritikave në rritje në mediat sociale.

Një video e shpërndarë gjerësisht tregoi Laschet duke bërë shaka me kolegët dhe duke qeshur ndërsa presidenti Frank-Walter Steinmeier po mbante një konferencë për shtyp, duke shprehur solidaritet dhe simpati për viktimat.

Laschet kërkoi falje në një posti në Twitter dhe falënderoi Steinmeier për vizitën e tij dhe mbështetjen për banorët.

“Më vjen keq për përshtypjen që u krijua gjatë një bisede. Kjo ishte e papërshtatshme dhe më vjen keq.” – tha ai.

Përmbytjet më të këqija të Gjermanisë në më shumë se 200 vjet kanë marrë më shumë se 150 jetë njerëzish dhe kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha në shtetin perëndimor të Nordrhein-Westfalen.

Laschet, i cili ka qenë kryeministri i Nordrhein-Westfalen që nga viti 2017, është gjithashtu kandidati kryesor në garën për të pasuar Angela Merkel si kancelare në zgjedhjet kombëtare në shtator.

Fatkeqësia më e madhe natyrore e vendit në historinë e fundit shihet si një provë e vështirë për politikanin konservator përpara sondazheve.