Vendosni fjalën kyçe....

Kishte emrin në listë, Agron Shehaj tërhiqet nga fjalimi në Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe largohet nga Pallati i Kongreseve


Agron Shehaj i cili ishte një nga rivalët e Lulzim Bashës në zgjedhjen për kryetarin e Partisë Demokratike, është tërhequr nga mbajtja e një fjalimi në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike.

Ishte drejtuesi i komisionit të punimeve të Kuvendit, Jemin Gjana, i cili njoftoi se do të flasin vetëm 18 drejtues politikë nga 19 që ishin parashikuar.

Kështu edhe pse e kishte emrin në listë, mësohet se është Agron Shehaj ai që është tërhequr dhe është larguar pas fjalimit të Bashës nga Pallati i Kongreseve.

Sipas “Balkanweb” Basha kishte kontaktuar edhe me Shehajn siç ka bërë me të gjithë drejtuesit e tjerë politikë, për ta ftuar për të mbajtur fjalën ku do të fliste për zonën e tij elektorale dhe “masakrën zgjedhore” të 25 Prillit,

Shehaj e kishte çuar emrin e tij për të folur në punimet e Kuvendit, por sot u tërhoq pa dhënë sqarime.