Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Ekonomi: Kemi marrëveshje me policinë për të eksperimentuar me farat në serra, mund të jenë kanabis, spinaq apo kërp


Ministrja e Bujqësisë ka sqaruar çështjen e bimëve të kanabisit që u shfaqën pak ditë më parë në një serrë.

Sipas Milva Ekonomit, ka një marrëveshje me policinë për të bërë eksperimente lidhur me fara të dyshuara.

Ministrja shtoi se pasi fara mbillet shihet nëse është kanabis, spinaq apo kërp.

“Në Ministrinë e Bujqësisë funksionojnë dhe 5 institucione varësie, janë të shpërndara në të gjithë vendin, kanë detyra të ndryshme shkencore. Si të tilla merren edhe me mënyrën si duhet të kultivohen perimet, si duhet të mbarështohet një gjedh e me radhë. Që nga 2010 e këtej, në këto qendra që janë shtetërore, mes prokurorisë, policisë dhe Qendrës së Fushë-Krujës, ka pasur një marrëveshje për të bërë eksperimente për fara të dyshuara. Do përdorë për këtë një bazë eksperimentale dhe baza është serra. Janë bimë që kanë cikël 1-vjeçar, quhen perime dhe do shihen në një serë. Ndërgjegjja profesionale e stafit të Ministrisë së Bujqësisë është e lartë, ato marrin sipas atyre që sjell prokuroria këtë farë në kushtet e serrës. Fara mund të qëllojë të jetë kanabis, por mund të jetë dhe spinaq, apo kërp dhe ka nevojë për një rritje biologjike që prokuroria e policia të ndërmarrë një vendim. Nëse rezulton kanabis e merr prokuroria, nuk është detyra jonë, ne jemi vetëm një hallkë”, deklaroi ajo.