Vendosni fjalën kyçe....

Të revoltuar banorët shkelmojnë derën e plazhit të Kakomesë (Video)


Të revoltuar disa banorë shkelmojnë derën e plazhit të Kakomesë. Ata kërkojnë prej kohësh anulimin e vendimit për dhënien e tokës në Kakome një firme private për ndërtimin e një resorti turistik, duke pretenduar pronësinë e tokës.

Kjo është video e publikuar nga “Saranda web”.

Banorët e Nivicës i janë drejtuar njëkohësisht me një kallëzim SPAK-ut për të hetuar.

Kallëzimi i datës 17 korrik është bërë nga kryesia e fshatit Nivicë, në Njësinë Administrative Lukovë të Bashkisë Himarë, përfaqesuar prej kryetarit të fshatit Stefan Llambri dhe banorëve të këtij fshati.