Vendosni fjalën kyçe....

Biznesmeni shkodran padit Voltana Ademin në SPAK për privatizimin e Vllaznisë


Biznesmeni shkodran Almiro Gurakuqi, i cili kandidoi për të blerë aksionet e klubit kuqeblu dhe për t’u bërë president, ka paditur në SPAK kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, për shpërdorim detyre.

Pasi bëri ofertë për blerë klubin, Anëtarët e Njësisë së Ankandit vendosën ta skualifikon Gurakuqin për parregullësi në dokumenta.

Biznesmeni nuk u ndal me kaq, pasi vendosi të ankimonte këtë vendim te Komisioni i Konkurrencës dhe fitoi gjyqin me Bashkinë Shkodër duke qenë i rregullt me dokumentet.

Gurakuqi e ka vijuar më tej “luftën” me kryetaren Ademi, teksa e ka paditur këtë të fundit në SPAK. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë edhe padinë e ngritur nga biznesmeni.