Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja ‘e acaruar’ kërkon të hapë derën e avionit në fluturim, e kapin dhe e lidhin me shirit ngjitës (Video)


Një fluturim i American Airlines’ është kthyer në surreal pasi një pasagjere e shqetësuar emocionalisht u lidh me shirit ngjitës në mes të fluturimit. Linja ajrore më vonë mbrojti masat e saj të sigurisë.

Fluturimi rutinë nga Dallas, Teksas për në Charlotte, Karolina e Veriut u kthye në një skenë filmi pasi një udhëtare filloi të murmuriste për burrin që ishte ulur pranë saj se ajo nuk donte që avioni të fluturonte më’.

Gruaja ‘e çuditshme’ nisi të bëhej gjithnjë e më e trazuar dhe më e zhurmshme dhe burri i ulur pranë saj, së bashku me stjuardesat, u përpoqën me mirësi ta qetësonin por kjo nuk funksionoi.

Gruaja, e përshkruar si në të 30-at e saj me flokë të errët, thuhet se u çua nga vendi i saj dhe u përpoq të hapë derën e aeroplanit. Ajo u mor me shpejtësi nga shoqëruesit e fluturimit, të cilët e lidhën dhe i vunë në gojë një shiri ngjitës sipas dëshmitarëve në bord.

‘American Airlines’ më vonë pohoi incidentin duke shpjeguar se një ‘shqetësim i mundshëm i sigurisë’ kërkonte që ekuipazhi i avionit të merrte masa. Kompania zbuloi se gruaja sulmoi fizikisht dhe kafshoi’ një nga shoqëruesit e fluturimit.