Vendosni fjalën kyçe....

UEFA ndan çmimet e “Euro2020”, Cristiano Ronaldo s’del pa gjë gjë nga ky turne


UEFA ka shpallur fituesit e këtij kampionati, e duket se Cristiano Ronaldo nuk ka dalë pa gjë pavarësisht se Portugalia e tij nuk arriti të kualifikohej as për në çerekfinale.

Golashënuesi më i mirë: Ai është emëruar si golashënuesi më i mirë i “Euro2020”, pasi i mjaftuan vetëm 4 ndeshje për të shënuar 5 gola dhe një assist.

Kjo i mban gjallë shpresat e tij për të qenë mes kandidatëve që synojnë “Topin e Artë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by UEFA EURO 2020 (@euro2020)


Lojtari më i mirë i turneut: Këtë titull e merr Gianluigi Donnarumma i cili i solli fitoren për italianët duke bërë dy pritje në mbrëmjen e finales, dhe duke u siguruar të kaltërve, trofeun e dytë të Europianit në histori.

Donnarumma, është zyrtarisht portieri i parë që fiton këtë titull, pasi ai bëri dy pritje në penalltitë, duke vulosur fitoren pas një barazimi 1-1 në 120 minuta në finale me Anglinë.

Në total, Donnarumma pësoi vetëm katër gola gjatë gjithë turneut, duke mos lejuar asnjëherë më shumë se një gol në asnjë ndeshje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by UEFA EURO 2020 (@euro2020)


Ndërkohë lojtari i ri më i mirë i turneut “Euro2020” u shpall Pedri i Spanjës. 18-vjeçari i Barcelonës ishte një motor i palodhshëm, një nga lojtarët më të mirë të kombëtares spanjolle.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by UEFA EURO 2020 (@euro2020)