Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se kultivonte e shiste kanabis, arrestohet 50-vjeçari në Poliçan


Një 50-vjeçar është arrestuar në në Skrapar pasi akuzohet për kultivim e shitje lëndësh narkotike.

Gjatë kontrollit në një kasolle në fshatin Teman të Poliçanit, policia gjeti qese të dyshuara me kanabis që ishin bërë gati për shitje si dhe bimë të dyshuara kanabisi.

Në pranga përfundoi 50-vjeçari me iniciale S.S., banues në fshatin Teman.
Njoftimi

“Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Vihet në pranga 50-vjeçari, si autori i dyshuar.  Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara se një shtetas posedonte lëndë narkotike si dhe e kultivinonte atë, ushtruan kontroll në fshatin Teman, Poliçan, ku në një kasolle gjetën një qese e dyshuar me një sasi lëndë narkotike cannabis sativa gati për shitje, si dhe disa bimë të dyshuara cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin e dyshuar S.S., 50 vjeç, banues në fshatin Teman, Poliçan. Vijon puna për dokumentimin dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.”