Vendosni fjalën kyçe....

Rama paralajmëron lëvizje të tjera në Polici, këshilla drejtuesve të rinj: Të keni prioritet imazhin, e pajustifikueshme mungesa e etikës


Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme po zhvillon një takim me strukturat e Policisë së Shtetit, ku ka folur për ndryshimet e fundit në nivele drejtuesish.

Rama tha se lëvizjet do të vijojnë deri në nivele komisariatesh dhe po bëhen për një rienergjizim të ri të Policisë së Shtetit. Gjatë fjalës së tij, Rama u tha drejtuesve të rinj që të kenë si prioritet mbrojtjen e imazhit të Policisë së Shtetit dhe dënoi fenomenin e ryshfetit.

“Sot dëshiroj t’ju komunikoj edhe publikisht një sërë shqetësimesh por mbi të gjitha pritshmërish dhe objektivash të ndara sëbashku me ministrin e Brendshëm në lidhje me Punën e Policisë së Shtetit.

Së pari dua t’I uroj punë të mbarë të gjithë drejtuesve të rinj të qarqeve dhe duke shpresuar që këto lëvizje të cilat do të shoqërohen me lëvizje të mëtejshme në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit deri në nivelin e komisariateve, të vlejnë për një rienergjizim të domosdoshëm në një fazë të re ku hyn reformimi dhe transformimi i mëtejshëm i Policisë së Shtetit.

Padiskutim që Policia e Shtetit sot ka jo pak arsye për të qenë krenare lidhur em punën e saj, por nga ana tjetër pikërisht se Policia e SHtetit ka dhënë provën se në këtë vend mund të ketë një Polici Shteti të standardeve europiane, edhe pritshmëria e qytetarëve është në një nivel domethënës.

 Pritshmëria nga një anë lidhet me domosdoshmërinë që Policia e Shtetit sit ë gjithë strukturat e tjera të shtetit si dhe vetë qeveria të ecë më shpejt, pakënaqësia shkon bashkë me pritshmërinë.

Dhe dua ta nis këtë renditje të problematikave pikërisht nga raporti I Policisë së Shtetit me qytetarët, që është A-ja dhe ZH-ja e jetës së përditshme të Policisë së Shtetit. Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikimin me qytetarët, sidomos nga ana e Forcave Shqiponja dhe nga patrulla e përgjithshme të cilat shoesh e kapërcejnë edhe vetë rolin e tyre, të shënohen si raste të rritura. Rritja e rasteve të mungesës së etikës në komunikimin me qytetarët është shumë domethënëse për ta kuptuar situatëbn e përgjithshme psikologjike dhe nivelin e përgjithshëm të mobilizimit të forcave të poliçisë në kontaktin e vazhdueshëm me hallet, nevojat dhe ankesat e qytetarëve.

Imazhi shumë pozitiv i ndërtuar dhe i konsioliduar në këto vite i Policisë së Shtetit në sytë e qyttearëve nuk mund të asnjë mënyrë të cënohet e aq më pak të lëndohet duke afektuar gjithë Policinë e Shtetit në optikën e opinionit public. Dhe ky është edhe prioriteti i prioriteteve për të gjithë drejtuesit e rinj të Policive vendore, që shenjtërinë e uniformës dhe mbrojtjen e imazhit të Policisë së Shtetit duhet ta kenë dritë në syrin e tyre.

Policia e Shtetit është botërisht e shikuar dhe e respektuar prej disa bvitesh si një prej institucioneve me besueshmëri të lartë dhe cënimet etike dhe lëndimet e imazhit të saj nga rishfaqja kohët e fundit e rasteve të korrupsionit të vogël, sidomos tek strukturat e Policisë Rrugore janë të patolerueshme. Dua këtu të vlerësoj rolin e SHBA-së dhe njëkohësisht ta nxir publikisht SHÇBA-në që të veprojë shumë më fort ndaj këtyre rasteve.

Është e papranueshme që kjo të shërbejë si një mundësi e re për të ushtruar presion mbi drejtuesit e automjeteve për qëllimin e neveritshëm të përfitimit të ryshfetit dhe është e pajustifikueshme që me gjithë rritjen e forcës ndëshkuese të policit rrugor, qytetarët të mos ndjejnë një ndryshim thelbësor në disiplinën e qarkullimit rrugor”– deklaroi Rama.