Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Mbërrijnë 100 mijë vaksina të “AstraZenecës”, na i solli Greqia


Këtë të enjte kanë mbërritur në vendin tonë edhe 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Ajo ka falenderuar qeverinë greke, për mbështetjen e ofruar ndaj vendit tonë.

“100,000 vaksina AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë.

1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. #ShqipëriaBuzëqesh”- shkruan ministrja.