Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria e Kosovës shpërndan kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviçit


Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, ku mes vendimeve të tjera, ka vendosur edhe për shpërndarjen e kuvendeve komunale në komunat e Zveçanit dhe Leposaviçit.

Sipas njoftimit, kuvendet janë shpërndarë për shkak të jofunksionalitetit  dhe pamundësisë së ushtrimit të kompetencave ligjore.

“Vendimin për shpërndarjen e Kuvendit Komunal të Zveçanit dhe Kuvendit Komunal të Leposaviçit për shkak të jo funksionalitetit të tyre dhe si pasojë, pamundësisë së ushtrimit të kompetencave ligjore”, thuhet në njoftim.

Pas situatës së tensionuar politike, kryetarët e katër komunave veriore kanë dhënë dorëheqje duke paralizuar kështu funksionimin e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut. Situata shfaqet më e rënduar në Kuvendet Komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit, nga ku janë larguar shumica e asamblistëve serbë.