Vendosni fjalën kyçe....

Braho në ditën e fundit në Kuvend: E kam përmbushur misionin me shmangien e Sali Berishës nga politika


Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho, i cili nuk do jetë në parlament në legjislaturën e re, ka thënë se nuk ka asnjë peng ndërsa shton se e ka plotësuar misionin në Kuvend.

Në një deklaratë për mediat pas daljes nga salla ai tha se politika do ecë në rrugë të mbarë pas shmangies së Sali Berishës nga politika.

“S’dua të jem më. Besoj se në masën më të madhe e kam plotësuar misionin tim në Kuvend. Besoj se e kam plotësuar në masën më të madhe. Nuk kam asnjë peng. Përderisa një detyrim që kisha që Sali Berisha të shmangej nga politika, këtë e arritëm tani besoj se politika do ecë në rrugë të mbarë. Nuk besoj se do jetë Berisha në parlament. Nuk mund ta paragjykoj parlamentin e ri përsa kohë janë ato djem dhe vajza që ne i njohim dhe i kemi punuar me duart tona.” – tha ndër të tjera Braho.