Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e borës dhe prania e ngricës, bllokohet Rruga e Arbrit në fshatin Fshat


Reshjet e borës dhe prezenca e ngricës në një pjesë të Rrugës së Arbrit ka sjellë bllokimin e dhjetëra makinave të cilat nuk kanë bërë të mundur qarkullimin.

Vështirësi janë hasur në fshatin Fshat, ndërsa nuk ka pasur borëpastruese në këtë aks për të bërë të mundur hapjen e aksit.

Rruga e Arbrit u hap ditën e sotme ku vetë Kryeministri shkoi për të përuruar hapjen e kësaj rruge e cila do përfundojë në të gjithë segmentin e saj në Prill.