Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohen tre makina në aksin Fier-Seman, mes katër të plagosurve dy të mitur


Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman, ku për pasojë janë përplasur tri makina.

Sipas njoftimit të policisë, nga ky aksident janë plagosur 4 persona, dy prej të cilëve janë të mitur, respektivisht 2 dhe 10 vjeç,të cilët janë dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

 

Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. N., është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. D. dhe me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. R.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjetin tip “Volkswagen”, shtetaset V. R., A. R., dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç , të cilët kanë shkuar në spital dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.