Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr shifrat: Sa fermerë përfituan nga skema e mbështetjes me naftë


Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video këtë mëngjes, përmes së cilës tregon se sa fermerë shqiptarë kanë përfituar nga skema e mbështetjes së naftës pa akcizë.

“MIRËMËNGJES

dhe me ketë informacion se sa fermerë shqiptar kanë përfituar falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi, për punimet e mekanizuara në bujqësi, ju uroj një javë të mbarë.”- shkruan Rama.

Në videon e kryeministrit tregohet se gjatë kësaj periudhe kanë përfituar në total 20.652 fermerë.

Ndarja e tyre sipas qarqeve:

Në total: 20652

Berat: 1705

Dibër: 984

Durrës: 639

Elbasan: 1557

Fier: 5186

Gjirokastër: 520

Korçë: 5802

Kukës: 78

Lezhë: 258

Shkodër: 882

Tiranë: 915

Vlorë: 687