Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas këmbësorin në Tiranë, ngjarja te “Sheshi Shqiponja”


Një këmbësor është plagosur pasi është përplasur nga makina në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 pranë ‘Sheshit Shqiponja’ ndërsa i lënduar ka mbetur një person me iniciale R.H., ai është dërguar në spital ndërsa gjendja e tij nuk dihet ende.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak. Me datë 26.12.2020, rreth orës 19:30, në afërsi të Sheshit Shqiponja, mjeti me drejtues shtetasin I.M., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R.H., i cili ndodhet në spital, nënkujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *