Vendosni fjalën kyçe....

Babai në Turqi var të birin në derën e makinës në lëvizje: Doja ta ndëshkoja se u soll keq (VIDEO)


Në të gjithë botën është bërë virale videoja e një babai, që kishte varur djalin e tij 3-vjeçar në dritaren e makinës që po lëvizte, për ta ndëshkuar atë.

Ngjarja ka ndodhur në Turqi dhe është filmuar nga një automjet pas dhe videoja është bërë menjëherë virale në rrjet.

Mediet turke raportojnë se policia u mobilizua pas videos dhe e gjeti babanë nga targa e makinës së tij.

Personi me inicialet M.Ö u arrestua brenda ditës, e pas kësaj u tha policëve se kishte dashur të ndëshkonte djalin e tij tre vjeç, pasi ai ishte sjellë keq gjatë ditës.