Vendosni fjalën kyçe....

Zjarret shkatërruese në Qipro, gjenden trupat e katër punëtorëve egjiptianë


Ekipet e kërkimit të Qipros zbuluan trupat e katër personave jashtë një fshati malor të përfshirë nga zjarri të dielën, në atë që një ministër qeveritar e quajti flaka ‘më shkatërruese’ në historinë e vendit.

Ministri i Brendshëm Nicos Nouris tha se vullnetarët e Mbrojtjes Civile zbuluan trupat pak jashtë fshatit Odou në skajin jug-qendror të vargmalit Troodos.

“Ne jemi duke përjetuar zjarrin më shkatërrues që nga themelimi i republikës së Qipros.” – tha Nouris.

Autoritetet besojnë se trupat u përkasin katër punëtorëve egjiptianë që ishin zhdukur të shtunën në mbrëmje. Nouris tha se ai e ka lajmëruar ambasadorin egjiptian në Qipro dhe se do të merren masa për riatdhesimin e eshtrave.

Nouris tha se avionët grekë dhe izraelitë do të bashkohen me 11 aeroplanë dhe helikopterë të tjerë në përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar flakët. Presidenti Nicos Anastasiades e quajti zjarrin ‘një tragjedi të paparë’