Vendosni fjalën kyçe....

Meta ripublikon letrën për Ruçin, këshillon deputetët: Lexojeni me kujdes


Presidenti i vendit Ilir Meta ka ripublikuar letrën drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit. Kreu i shtetit teksa vlerëson rëndësinë e ngritjes së Kushtetueses dhe thekson se letra drejtuar Ruçit duhet të lexohet me shumë durim dhe kujdes edhe nga deputetët.

“Të dashur qytetarë!
Duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka ngritja sa më parë e Gjykatës Kushtetuese, vetëm në respekt të Kushtetutës, e cila ndan përgjegjësitë dhe radhën e ushtrimit të këtyre përgjegjësive nga secili institucion, po ju bëj publike letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për këtë çështje mjaft të rëndësishme.
Po kështu, është e domosdoshme që këtë letër ta lexojnë me durim dhe kujdes, të gjithë deputetët përpara se të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre.”, shkruan Meta.

Në këtë letër, Meta nënvizon faktin se është radha e Parlamentit të zgjedhë anëtarin tjetër e vetëm më pas i takon institucionit të Presidentit të bëjë përzgjedhjen e tij, sipas ligjit.

Presidenti thotë se pavarësisht shqetësimit që ai ka shprehur mbi mënyrën dhe kohën sesi do të paraqiteshin listat e kandidatëve nga KED përkundrejt organeve të emërtesës, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përsëri nuk e ka respektuar këtë detyrim kushtetues.

Në fletoren zyrtare është botuar lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shpallur të parën në listë këshilltaren ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsin, e cila është vlerësuar me 89.642 pikë, ndërsa më pas lista vijon me Fiona Papajorgji me 88.785 pikë, Elsa Toska me 85.428 pikë dhe Marsida Xhaferllari me 82.000 pikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *