Vendosni fjalën kyçe....

Vendosën eksploziv në objektin te “Rana e Hedhun”. Gjykata e Lezhës le në burg 21-vjeçarin


Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Angri Stafukën, i arrestuar si i dyshuar si bashkëpunëtor në vendosjen e një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e ‘Ranës së Hedhur’ në Shëngjin, ngjarje e ndodhur më 19 nëntor të vitit 2020.

Në seancën gjyqësore, 21-vjeçari i ka mohuar akuzat e ngritura, por pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm ndalimin e të riut dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.