Vendosni fjalën kyçe....

Kultivonte lëndë narkotike, arrestohet 39-vjeçari në Mirditë


Policia ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, pas një hetimi 1-mujor duke arrestuar autorin e dyshuar të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.

I arrestuar mbeti shtetasi Gj.N.,39 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në vendin e quajtur “Mrizi i Madh”, Njësia Administrative Rrëshen, Mirditë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.