Vendosni fjalën kyçe....

Vajza 7-vjeçare e zjarrfikësit nxirret e pajetë nga rrënojat në Miami, babai i dëshpëruar punoi me kolegët për ta shpëtuar por s’ja doli dot


Një vogëlushe shtatë vjeçare nxirret e pajetë nga rrënojat në bllokun e apartamenteve të shembura në Miami, Florida.

Siç raporton BBC, vajza e një zjarrfikësi ishte një nga dy viktimat e tjera të nxjerra së fundmi nga rrënojat.

Babai i saj thuhet kishte qëndruar vigjilent në vendin e katastrofës për nëntë ditët e fundit dhe ishte i pranishëm kur vajza e tij u nxorr nga rrënojat.

Bashkë me të, numri i të vdekurve nga kjo tragjedi ka shkuar zyrtarisht në 22, ndërkohë që 126 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Ekipet po pastrojnë rrënojat për të mbijetuarit, pavarësisht rrezikut të rënies së mbeturinave dhe paralajmërimeve të metereologëve për një uragan.

7-vjeçarja Stella Cattarossi – është fëmija i tretë që është gjendur nga ekipet e shpëtimit nën rrënoja.

Ajo kishte ardhur nga Argjentina me nënën e saj, gjyshërit dhe një teze duke vizituar Miami-n kur ndërtesa 12-katëshe u shemb pjesërisht në 24 qershor.

“Kur ai u bë i vetëdijshëm se ne ishim afër vendit ku mund të ketë qenë të dashurit e tij, atëherë ai qëndroi krah për krah me disa nga shokët e tjerë zjarrfikës.”– i tha medieve kapiteni i shpëtimit nga zjarri Ignatius Carroll. “Ne ishim në gjendje ta sillnim vajzën dhe pastaj të paktën t’i jepnim atij një mundësi për t’i thënë lamtumirë”.

Babai përdori xhaketën e tij për të mbuluar trupin e vajzës, vendosi një flamur të vogël amerikan mbi të dhe e nxori jashtë zonës. Trupi tjetër i gjetur nuk është identifikuar ende publikisht.

Të Premten, kryebashkiakja e Qarkut Miami-Dade tha se ajo kishte urdhëruar prishjen e strukturës së mbetur të Champlain Toëers South, mes frikës se mund të shembet dhe të zërë ekipet e shpëtimit poshtë.

Ditën e mërkurë u gjetën edhe trupat e dy motrave Lucia dhe Emma Guara, 4 dhe 10-vjeçe.

Askush nuk është nxjerrë i gjallë nga rrënojat që nga orët e para të kërkimeve për të mbijetuarit.