Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet për shitje droge 39-vjeçari në Tiranë, e pëson edhe motra e tij


Një 39-vjeçar është arrestua nga policia në Tiranë, pas një operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

39-vjeçari akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë edhe motra e tij 61-vjeçare.

Gjatë operacionit të koduar ‘Blloku’, në banesën e kësaj të fundit u gjet një sasi kokaine dhe sende të tjera të dyshimta.

 “Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ‘Shqiponjat’ u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar ‘Blloku’ si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale ‘Prodhim dhe shitja e narkotikëve’ i shtetasit M. D., 39 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës’ motra e tij shtetasja K. D., 61 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së motrës së tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.”- thuhet në njoftimin e Policisë.