Vendosni fjalën kyçe....

Drafti i Alibeajt për presidentin e ri, Paloka: Janë propozime të Ramës


Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka reaguar pas draftit të propozuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka e konsideron atë një propozim të kryeministrit Edi Rama dhe shprehet se po bëhet një lojë e turpshme në sytë e opinionit publik.

“Nga zarfet e grupit të PS tek ‘zarfet’ e grupit Alibeu. Propozimet e Ramës shiten si kritere të ‘opozitës’!

Loja e turpshme për të paraqitur Presidentin e Ramës si President konsensual, zhvillohet përpara syve të publikut e në mënyrën më të trashë. Rama bën sikur mbledh mendimet e deputetëve të PS me zarf, Alibeu bën sikur mbledh mendimet e deputetëve të tij me e-mail. Në finale, kandidati i Ramës do dalë nga goja e L.B, E.A …

Nuk e di në se ata deputetë (të zgjedhur me votat e demokratëve) që vazhdojnë ndjekin këtë rrugë, janë thjeshtë viktima naive që po përdoren apo janë me vullnet të plotë në këtë lojë?! Përgjegjësia është e tyre.” shkruan Paloka.