Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet furgoni i mbushur me banane në Fushë-Krujë


Foto ilustruese

Grabitet një furgon mallrash në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrethrrotullimin e Thumanës ku tre persona të maskuar kanë kërcënuar shoferin e mjetit me mjete të forta dhe e kanë zbritur poshtë duke ia marrë furgonin.

Sipas “Balkanweb”, furgoni i mallrave ishte i ngarkuar me banane. Policia u vu në kërkim të autorëve të ngjarjes dhe të mjetit, i cili u gjet i braktisur në një fshat të Kurbinit.

Ende nuk ka asnjë të ndaluar mbi ngjarjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *