Vendosni fjalën kyçe....

Dokumenti sekret: Koronavirusi mund të zgjasë deri në pranverën e 2021-t


Epidemia e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar pritet të zgjasë deri në pranverën e ardhshme dhe mund të çojë në 7.9 milionë njerëz të shtruar në spital. Të paktën ky është përfundimi në të cilin kanë arritur zyrtarët dhe studiuesit në një Konferencë të Shëndetit Publik në Britani.

Gazeta britanike “The Guardian”, shkruan se ka zbuluar dokumentin sekret, në të cilin shefat e shëndetit kanë pranuar se ata presin që koronavirusi të qarkullojë për 12 muaj të tjerë dhe të çojë në një tension të madh në sistemin shëndetësor.

Sipas dokumentit, shefat e shëndetësise mendojnë se rreth 80% e britanikëve do të infektohen me koronavirus gjatë asaj kohe.

Profesor Chris Whitty, këshilltari kryesor i qeverisë, e ka përshkruar më parë atë shifër si skenarin e rastit më të keq dhe sugjeroi që numri i vërtetë do të rezultonte më pak.

Sidoqoftë, raporti sqaron se katër në pesë njerëz “pritet” të preken nga virusi.

Dokumenti thotë se: “Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohen me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15% (7.9 milionë njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital”.

Dokumenti tregon se sa rëndë mund të ndikojë infeksioni në shëndetin e publikut dhe atë të personelit në shërbime kritike siç janë shëndetësia, policia, zjarrfikësja dhe transporti.

Dokumenti është përpiluar për gatishmërinë e emergjencës dhe përgatitjete ekipit dhe është aprovuar nga Dr. Susan Hopkins, kryetarja e PHE. Është ndarë vetëm me drejtorët e spitaleve dhe mjekët e vjetër në NHS në Angli.

Pranimi se virusi do të vazhdojë të shkaktojë probleme edhe për një vit, dhuan shpresat se ardhja e motit më të ngrohtë të verës do ta vriste atë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *