
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi shkruan se kryeministri Rama është i ezauruar totalisht nga ana morale dhe i rrënuar politiksht përballë njerëzve që kërkojnë dorëheqjen e tij.
Sipas demokratit, kreut të qeverisë nuk i bën më punë asnjë strategji a marifet me sulme e damkosje të protestuesve të cilët janë gjithnjë e më të shumtë.
“Edi Rama është sot një Kryeministër i ezauruar totalisht nga ana morale, nuk ka më asnjë argument dhe është i rrënuar politikisht përballë njerëzve që kërkojnë largimin e tij. Asnjë strategji nuk i bën më punë.
Nuk e ndihmojnë dot marifetet me sulme e damkosje e frikësim të protestuesve, ata janë çdo ditë e më shumë. As propaganda dhe mediat që kontrollon nuk i vlejnë më. I kanë rënë gjithë kartat me të cilat ka mbajtur pushtetin 13 vite. Nervozizmi deri në tërbim që tregon me reagimet e shpeshta e të ndryshme brenda ditës, bie në kontrast të thellë me entuziazmin festiv të të rinjve poshtë zyrës së tij. Ata janë sot fitues, Edi Rama humbës!”