Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët s’largohen nga bulevardi, kërkojnë dorëheqjen e Ramës


Mijëra qytetarë vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë në ditën e tretë të protestës kundër projektit në Zvërnec.

Mes thirrjeve “Rama ik”, “Dorëhiqu:, “Rama në burg, Berisha në burg” ata tundin flamuj e pankarta ndërsa kundërshtojnë dialogun me kreun e qeverisë.

Pasi çanë kordonin e policisë te Ura e Lanës, ata u drejtuan drejt kryeministrisë ku vijojnë të qëndrojnë ende, duke kërkuar largimin e kreut të qeverisë.