Vendosni fjalën kyçe....

Gjobitet me 10 milionë lekë pronari i një lokali në Lushnjë, ndëshkohen edhe 7 klientët


Foto ilustruese

Pronari i një lokali në Lushnjë është gjobitur me 10 milionë lekë pasi është kapur në thyerje të orës policore.

Sipas bluve, personi me iniciale A.D. e mbante lokalin hapur përtej orës së lejuar.

Po kështu shtatë klientët që ndodheshin në lokal janë gjobitur me nga 100 mijë lekë.

Njoftimi

“Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Ardenicë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit A. D. Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A. D dhe është vendosur masa administrative 10.000 lekë për shtatë klientët që ishin në lokal. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.”