Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi


Prokurori i Kukësit Edmond Karriqi është arrestuar sot.

Policia ka shoqëruar edhe shoferi e tij si dhe ka ushtruar kontroll në banesën e prokurorit.

Ai akuzohet për korrupsion ndërsa ndalimi i tij është bërë në Kavajë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Karriqi në cilësitë e drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit ka marrë lekë për të favorizuar disa persona në hetim.