Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas motorin në Lezhë-Milot, plagosen drejtuesi dhe fëmija i mitur


Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Mësohet se në afërsi të vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tales”, një automjet tip “Fiat” ka përplasur një motor me të cilin po udhëtonte drejtuesi me fëmijën e tij të mitur.

Baba e bir janë dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmë mjekësore prej dëmtimeve. Nuk bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore.

“Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Tales’ mjeti tip ‘Fiat’ është përplasur me një mjet motoçikletë, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij i mitur.”- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të dëmtuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *