Vendosni fjalën kyçe....

Tornadoja e frikshme godet fshatrat në Republikën Çeke, tre të vdekur dhe 60 të plagosur (PAMJET)


Një tornado ka përfshirë disa fshatra në Republikën Çeke, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur të paktën 60 të tjerë.

Siç shkruan BBC, stuhia e së enjtes shpërtheu çatitë e ndërtesave në zonat jugore Breclav dhe Hodonin, shkuli pemët dhe duke përmbysi makinat.

Vendet më të goditura dukeshin si një zonë lufte në videot e postuara nga dëshmitarët.


“Është një ferr i gjallë.”- tha guvernatori rajonal i Moravias Jugore, Jan Grolich pasi vizitoi zonën.

Ekipet e shpëtimit nga i gjithë vendi dhe gjithashtu nga Austria dhe Sllovakia fqinje po u vijnë në ndihmë të dëmtuarve.

Michaela Bothová, një zëdhënëse e shërbimit të shpëtimit të Moravisë Jugore, tha se 63 persona ishin dërguar në spital nga shërbimet mjekësore, dhjetë prej të cilëve kishin dëmtime të rënda. Tre prej tyre ndërruan jetë më vonë.

Dhjetëra njerëz të tjerë kërkuan vetë ndihmë mjekësore, shtoi ajo, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë të tjera viktima.

Gjysma e fshatit Hrusky u shkatërrua nga uragani, tha nënkryetari i tij Marek Babisz.

“Kisha është pa kullë, shkolla fillore nuk ka çati dhe izolim më, vetëm muret mbetën nga ato që ishin shtëpi.”- i tha ai radios publike Çeke. Tornado dhe gurët e breshërit goditën qytetin kufitar të Hodonin, duke dëmtuar një shtëpi të moshuarish dhe shkatërruar kopshtin zoologjik lokal.

Situata dukej si një fushë beteje, tha Antonin Tesarik, drejtori i spitalit të Hodonin, ku janë trajtuar deri në 200 të plagosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *