Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë kthehet në galeri arti me rastin e 110 vjetorit


Me rastin e 110 vjetorit Gjykata e Lartë u kthye në një galeri arti.

Ekspozita “Drejtësia në sytë e një piktori”  do të qëndrojë e hapur e hapur për publikun, në ambientet e jashtme të gjykatës në datat 5 dhe 6 maj 2023.

Përveç pikturave, ekspozita ofron për publikun edhe një sërë dokumentesh historike të siguruara në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, në të cilat pasqyrohen foto dhe akte që datojnë në periudha të ndryshme gjatë historisë 110 vjeçare të Gjykatës së Lartë.

Ekspozita është punuar nga nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja”, gjimnazi “Sami Frashëri” dhe shkollat 9 vjeçare “Jeronim de Rada”, “Mihal Grameno”, “Kosova”, “Osman Myderizi” dhe “Vasil Shanto”.