Vendosni fjalën kyçe....

Shuhet një familje nga aksidenti në Fier-Vlorë, makina e tyre u bë copash


Një familje e tërë është shuar pas aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë.

Policia tha në fillim se nga aksidenti i frikshëm kanë humbur jetën tre persona. Dy prindërit dhe fëmija i tyre që udhëtonte në mjetin tip “Toyota”. Por televizioni “News 24” raportoi se kanë qenë dy fëmijë në makinë.

Si pasojë e aksidentit policia tha gjithashtu se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona që udhëtonin me një mjet tip “Audi”.

Por në një njoftim të përditësuar, u sqarua se në të vërtetë kishin humbur jetën katër anëtarët e së njëjtës familje dhe kishin mbetur të plagosur tre persona.

“Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin ‘Toyota’, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.

Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin ‘Audi’, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”-
 ka informuar policia në një njoftim të përditësuar.

Aksidenti i rëndë dyshohet se ka ndodhur si pasojë e shpjetësisë së lartë me të cilën po udhëtonte mjeti “Audi” që është përplasur me automjetin ku udhëtonte një familje, e cila sapo ishte kthyer nga Greqia dhe ishte nisur për pushime. Automjeti i tyre është bërë copash sikurse tregojnë pamjet nga vendngjarja dhe çantat dhe valixhet që ndodheshin në makinën e tyre tip “Toyota” janë shpërndarë nëpër rrugë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *