Vendosni fjalën kyçe....

Pamje të rënda, Berisha publikon fotot e të plagosurve në protestë: I goditën me tytë revolveri


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar fotot e protestuesve të plagosur të cilët ndodhen në spitalin e Traumës . Pamjet në vijim janë të rënda dhe tejet shqetësuese për shumë njerëz.

Berisha dënon dhunën e ushtruar nga efektivët e policisë, ndërsa përgjegjësinë ia faturon kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj.

Ish-kryeministri shprehet se protestuesit janë goditur me tytën e revolverit në kokë, hundë, nofull dhe në trup.

“Dhune kriminale e narkogangstereve te Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut!

Kriminele te narkopolicise civile kane goditur me qyte revolveri dhe shkaktuar plage te renda ne koke, ne hunde, ne nofull dhe trup protestuesve paqesor Ymer Çela dhe djalit te tij Erjon Çela.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte brutale te gangstereve te narkoshtetit, i them Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut do te mbani personalisht pergjegjesi per keto krime te shemtuara.”, shkruan Berisha.

13 persona mbetën të plagosur gjatë protestës së djeshme, 10 prej të cilëve policë dhe 3 protestues.

Policët e lënduar:

Andi Çelmeta 31 vjec lenduar ne koke afer syrit

Emirjan Braha 32 vjeç i lënduar në shpatull,

Igli Allmuca 23 vjeç

Gjergjit Gjeta 26 vjeç

Zhulian Bistro 37 vjeç

Protestuesit e lënduar:

Enet Postani 29 vjeç nga Fieri 

Imer Çelaj

Erjon Çelaj

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *